“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

Në vijim të analizës së tij për tronditjen e institucioneve të inteligjencës pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, gazetari Basir Çollaku ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj përbërjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirru nga Presidenti Bajram Begaj.

Çollaku ironizoi nisjen e procedurave për thirrjen e këtij organi kushtetues, duke theksuar se vetë anëtarët e tij janë sot nën hetim ose të pandehur për dosje të ndryshme korrupsioni e trafiku.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare në 80% të tij është në hetim ose i pandehur vetë. Me cilën siguri kombëtare? Vetë zoti Begaj është në hetim për historinë e bazave detare. Kryeministri nuk ka dosje që nuk i del emri atje në SPAK. Ministri i Mbrojtjes është i trafikut të armëve, shefja e shërbimit është në burg atje. Ish-ministrja e Infrastrukturës, zëvendëskryeministrja e pandehur me një dynja afera. Tani ti mbledh të pandehurit për t’i pyetur ‘ç’të bëjmë me sigurnië kombëtare’, kur këta janë prodhuesit e pasigurisë?”

Sipas gazetarit, detajet e dosjes së SPAK-ut ku përmenden komunikimet e Hysenit me numra dhe frekuenca serbe e ruse tregojnë se infrastruktura e inteligjencës shqiptare mund të jetë cenuar nga shërbime jopartnere.

“Zonja përdorte numra serbë dhe rusë. Tani këto numra serbë dhe rusë nuk i përgjojnë rusët dhe serbët që i kanë ato serverat e tyre? Kujt i ka shërbyer? Kemi tashmë ribërje të institucioneve se këta janë jashtë funksioni… A kemi qeveri sot? A kemi kryeministër sot? Ai është kryeministër, është president, është shef shërbimi, është drejtor policie, është gjyqtar, është prokuror, ai i ka të gjitha.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, Çollaku theksoi se nëse Vlora Hyseni po hetohet për lidhjet dhe shkëmbimin e informacioneve me biznesmenin Ergys Agasi, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe për kreun e ekzekutivit, duke e bërë marrjen e dëshmisë së tij një hap të pashmangshëm për drejtësinë.

“Po hetojnë Vlora Hysenin për lidhjen me Ergys Agasin. Po mirë, po Rama pse nuk hetohet për lidhjet me Ergys Agasin? Ishte standardi i njëjtë. Ka pasur komunikime me të? Sigurisht që ka, i ke aty në dosje ato gjëra. Unë jam i bindur që SPAK-u e ka të pamundur tashmë në këtë situatë të mos e thërrasë Edi Ramën të paktën të dëshmojë.”

“Strukturës së Posaçme i ngelen hapur një 20-30 dosje nëse nuk shkon të dëshmojë Rama. Dhe nëse ata i mbyllin pa praninë e tij, procedurisht ligjor kanë kryer vepër penale vetë. Në një rikontroll të dosjeve kur shteti s’të jetë i kapur si sot, ata do të jenë të pandehurit e nesërm – kushdo qofshin, prokurorë e gjyqtarë,” përfundoi Çollaku.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×