VIDEO/ “Hë profesor, kishte trafik në kufi…?”, Shehin e presin me duartrokitje dhe thumbime në stërvitje

Zërat e fundit për ofertën e Shkëndijës së Tetovës për Orges Shehin, duket se nuk kanë trazuar shumë ambientin në kampin e Tiranës ku të gjithë duken në humor. Edhe vonesa e sitmë në stërvitje e teknikut të bardhebluve, nuk ka shkaktuar “panik”, përkundrazi, situata humori kur trajneri është shfaqur në “Skënder Halili”.

Shehi

Shehi është vonuar për shkak të trafikut në autostradën e Durrësit dhe kur mbërriti në kompleksin stërvitor, të gjithë lojtarët kishin filluar ushtrimet e tyre në fushën e lojës. Shehi mbërriti menjëherë me makinë në ambientet e brendshme të stadiumit dhe u prit me duartrokitje nga persona të pranishëm në tribuna, por edhe me thumbime nga lojtarët e tij.

“Hë profesor, kishte trafik në kufi…?”, ishte një nga batutat që u dëgjua e që i referohej qartësisht ofertës që ka marrë tekniku i kampionëve në fuqi nga Shkëndija e Tetovës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×