“Koha e tyre ka përfunduar”, kandidati për bashkinë e Vorës: Rama dhe bandat e tij nuk do të kenë asnjë shans përballë uraganit blu

Indrit Hoxha

Kandidati i opozitës për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha, ka deklaruar se pas zgjedhjve kjo bashki do u kthehet qytetarëve.

Në fjalën e tij në 32-vjetorin e krijimit të PD në Vorë, Hoxha tha se kryeministri di Rama dhe bandat e tij nuk do të kenë asnjë shans përballë uraganit blu.

“Të rinjtë e Vorës janë prioriteti im. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë baza për një qeverisje vendore të mirë. Bashkia e Vorës do të çelë një kapitull të ri në historinë e saj. Unë e di sa shpresa keni te fitorja ime më 14 maj.

E kam parë mbështetjen tuaj dhe e shoh dhe në këtë sallë sot. Edi Rama dhe bandat e tij nuk do të kenë asnjë shans përballë uraganit blu. Koha e tyre ka përfunduar. Më 14 Maj bashkia do u kthehet qytetarëve”, deklaroi Hoxha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×