
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt për agresionin rus dhe ndikimin e Kinës e Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Nëpërmjet një postimi ë rrjetin sociale, Intsagram, Media ka shkruar se gjatë takimit ka folur për problemet në Ballkan, situatën në Bosnjë, bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
Postimi i plotë i Mediut:
Ishte privilegj i veçantë që të organizoj dhe drejtoj së bashku me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt Forumin e Sigurisë me temë” Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kënës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”
Në këtë takim morën pjesë 10 kongresmenë Amerikan: Cong Sessions:Aderholt: Lutrell: Ëilson: Ëamp: Moolinar, Mann etj.
Po ashtu delegacione nga: Ukraina: Lithuania:Polonia: Rumania: Bullgaria: Kosova: Bosnja: Kroacia: Shqipëria: Mali i Zi: Maqedonia e Veriut: Serbia Britania:
Autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Këshilli i Sigurisë kombëtare.
Në takim theksova problemet në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsorizuar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente siç janë.
Pothuaj në çdo vend tashmë Kina është kthyer në kërcënim për privatësinë e shtetasve tanë.
Delagacioni shqiptar kishte në përbërje edhe deputetët Gjiknuri: Cupi dhe Gjylameti.
Po ashtu delegacioni Kosovës përfaqësohej nga ish kryeministrat Haradinaj: Hoti, kryetari i PDK Krasniqi dhe deputet nga gjithë grupet parlamentare.
Arena e Lajmit
and then