Forma e dobët në startin e sezonit, Klop evidenton “problemin” e Liverpulit

Liverpuli duket larg formës së treguar në sezonin e kaluar, me skuadrën e Jurgen Klop që renditet në vendin e 7-të në Premier Ligë. Largimi i Sadio Mane duket se ka ndikuar dhe tek një tjetër sulmues i “The Reds”, me Mohamed Salah që duket jashtë forme në këto ndeshje të para.

salah

Egjiptiani nuk ka shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e funidt të Liverpulit dhe duket se është kthyer në “të akuzuarin” kryesor për  formën që skuadra po tregon.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Jurgen Klop duket se ka përqendruar vëmendjen pikërisht te forma e Salah me teknikun që shpreson te ringritja e egjipitanit për të ndryshuar situatën në skuadër, me Salah që pritet të ketë më shumë lirshmëri në lëvizje në repartin e avancuar të Liverpulit në ndeshjet e radhës, me Klop që po përpiqet ta rikthejë te goli me çdo kusht.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×