“Rama të vijë këtu për skandalin e McGonigal”, Salianji: Pranoni kërkesën për mocion me debat, ndryshe…

Salianji9

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit të thërrasë në seancë kryeministrin Rama që të flasë për skandalin e Charles McGonigal.

Sipas tij, nëse kreu i qeverisë nuk është i pranishëm, nuk mund të ketë seancë në Kuvend.

“Të gjithë deputetët duhet të flasin për aferën e kryeministrit për të korruptuar një zyrtar të lartë të FBI. Ne e kërkojmë kryeministrin për një aferë personale. Duhet të vijë dhe të japë përgjigje. Ju nuk mund të caktoni dot se cilët janë deputetët që bëjnë debat. Të gjithë të dalin dhe të diskutojnë.

Ndryshe nuk ka kuptim seanca. Dje kryeministrit i doli skandali i avionit personal. Tha që e kam pa lekë, dje i doli kontrata e Shërbimeve Qeveritare. Pranoni kërkesën për mocion me debat, ti japim seancë parlamentarizmit. Ndryshe nuk mund të ketë seanca. Ka mundësi të ktheni përgjigje për këtë dhe t’i japim drejtim seancës”, tha Salianji.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×