“Nuk e kuptoj pse më keni kaq shumë frikë?!”, Spiropali i përgjigjet Bardhit: Keni dy javë që i gërricni nervat miletit, por…

Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur deputetit të PD-së Gazmend Bardhi, pasi ai dhe të tjerë nuk pranuan që zyrtarja të bënte interpelancën në vend të Ramës për çështjen ‘Mcgonigal’.

Ministrja pyeti demokratët se pse kanë kaq frikë, ndërsa shtoi mes ironisë se e kupton dëshpërimin e tyre.

“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharak. Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që grisni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po i kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali.”, tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×