Tiago Mota është zyrtarisht trajneri më i ri i Bolonjës, i cili do të jetë pasuesi i të shkarkuarit Sinisa Mihajloviç.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një prononcimi në faqen zyrtare, me ish-futbollistin që firmos kështu një kontratë 2-vjeçare me klubin italian.
Kështu, fituesi i Tripletës me Interin në 2010 nis një aventurë të re si trajner në Serinë A, pas atyre me Xhenoan e me Specian.
Arena e Lajmit
