Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD/ Shehu: Dhunë parlamentare!

Tritan Shehu 1

Demokrati Tritan Shehu ka kundërshtuar kërkesën e PS për përjashtimin e deputeteve nga Parlamenti nga Komisioni i Etikës.

“Po kërkohet të nëpërkëmbet opozita. Gjetën mënyra nga më të ndryshme për të prekur opozitën. Këtu është vënë në lëvizje gjithë mekanizmi i Kuvendit për përjashtimin e 13 deputetëve në total. Kjo është dhunë parlamentare. Është demokraci që po shkon në diktaturë. Gjykohet grupi i deputetëve. Jeni duke u bërë vegla të shkatërrimit të parlamentarizmit shqiptar. Koncepti i dënimit është Bolshevik. Dënimi është individual dhe jo në grup. Të thuhet se Shehu ka bërë këtë gjë, Ina gjë tjetër, Boçi tjetër gjë e kështu me radhë. Të mos fshihen ata… të vijnë këtu. Të dimë se çfarë rregullore kemi shkelur. Kush I shkeli rregulloren? Kush? Ju kemi shkelur rëndë të drejtat e opozitës. Kërkuam një debat për skandalin e drejtuesit të FBI, është normale, pasi behët fjalë për korrupsion. Etika po shkelet në Parlamentin shqiptar çdo ditë. Atë ditë nuk ka pasur asnjë shkelje etike. As nuk u fye njeri. U fol vetëm politikisht. Ndaj të vijnë këtu dhe të japi prova. Nuk ka dënime kolektive. Kërkoni të godisni dhe t’i mbyllni gojën opozitës. Ju po dëmtoni rëndë reputacionin tuaj”, tha Shehu.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×