
Faqja e “Eurovision”-it prezanton familjen Kelmendi: Një lidhje e vërtetë, të gjithë do të ngjiten në skenën e Liverpool
Ajo do ta performojë këngën “Duje” së bashku me babanë, nënën, dy motrat dhe të vëllanë.
Faqja e Eurovisionit ditën e sotme (e shtunë) ka prezantuar në mënyrë të veçantë artisten nga Peja.
“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat”, thuhet në postim.
Sakaq javë më parë BBC ka bërë një analizë në lidhje me këngën e Shqipërisë në Eurovision.
Sipas tyre, Shqipëria nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.
Mes tjerash, u cilësua si një baladë dramatike dhe mjaft e rëndë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”