
Opozita do të zhvillojë ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë. Ashtu siç dihet tashme, është njoftuar se tubimi do të nisë në orë 12:00.
Ndërkohë dera e Kryeministrisë është blindohet me veshje metalike. Në videon shihet edhe momenti kur punonjësit janë duke ndërhyrë në derën e Kryeministrisë.
Sakaq protesta e opozitës ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Arena e Lajmit