Berisha mbyll protestën: I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik

0c260997 49e0 4ceb 9946 Cf3ee0a5c1b2

Sali Berisha ka mbyllur protestën pas mbërritjes së bashku me qytetarët në selinë blu, protestë që zgjati për rreth dy orë.. Kreu i PD tha se do të rikthehen të hënën sërish, ndërsa i bëri thirrje policisë që të lirojë protestuesit.

“Shpërndahemi pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo ndodhen. Mesazh të fuqishëm dhe miqve tani kudo në botë se revolucioni jonë është një betejë jetike, mision i shenjtë për pluralizmin, se këtë mision s’ka forcë në botë t’i mposhtë.

Ndahemi të betuar, të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin për kauzën tonë të drejtë deri në përmbysjen e plotë të monizmit.

I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik. Ditën e hënë para parlamentit.

Parlamenti është i qytetarëve. Ju falënderoj me shumë mirënjohje, të vazhdojmë me revolucionin tonë gjer në fitoren e plotë. Rroftë fitorja, rrofshi ju!”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×