Opozita njoftoi se do të protestonte para Parlamentit gjatë seancës plenare, mësohet ku do të jetë kryeministri Edi Rama

Edi Rama

Ndërsa opozita ka njoftuar se ditën e sotme se do të mbajë një tjetër protestë përpara Parlamentit pasi të nisë seanca plenare, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se në orën 17:00 do të presë në vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij bavarez.

Rama ka njoftuar se pikërisht në orën kur do të nisë seanca dhe protesta e opozitës, do të mbajë një konferencë për mediat, së bashku me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Kujtojmë se opozita zhvilloi një tjetër protestë ditën e shtunë para kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 2 orë.

Arena e Lajmit 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×