
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë njoftuar se do të shkojnë drejt komisariatit nr.1. Kjo për shkak se pas përfundimit të protestës së opozitës, tre persona janë shoqëruar në polici. Ndërkohë PD njofton se do të shkojnë në mbështetje të protestuesve duke kërkuar lirimin sepse ndalimi i atyre është antiligjor.
Këtë të hënë opozita zhvilloi protestë për rreth një orë e gjysmë jashtë ambientit të Kuvendit, ndërsa paralelisht u zhvillua seanca plenare. Në protestë u hodhën flakadanë e shashka, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Gjithashtu edhe seanca plenare u përfshi nga debate dhe tensione të forta, ku nuk munguan akuzat dhe kundër-akuzat mes opozitës dhe mazhorancës.
Arena e Lajmit