U përfol për një lidhje me Irina Shayk, mos vallë Gigi Hadid ‘thumboi’ publikisht Leonardo Di Caprion me postimin e saj?

gigi-2

Leonardo DiCaprio vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes për marrëdhëniet e tij. Por duket se kësaj here është Gigi Hadid , me të cilën u përfol disa kohë më parë për një romancë të mundshme.

Në rrjet qarkulloi lajmi se dyshja ishin në një lidhje, por nuk shkoi më tej, e së fundmi modelja tani ka postuar një foto në InstaStoryn e saj e cila mendohet se i drejtohet aktorit.

27 vjeçarja, postoi një foto të një gruaje 87-vjeçare duke mbajtur një tabelë në dorë ku shkruante: “Këshilla për takime? Mos”, e cila mendohet se është një kunjë për DiCaprion pasi u pa nën shoqërinë e Irina Shayk në festivalin Coachella.

Ndërkohë Irina Shayk u nda me Bradley Cooper në vitin 2019, me të cilin ka një vajzë, megjithëse u përfol për një ribashkim të mundshëm  pasi u panë së bashku verën e kaluar.

“Gigi dhe Leo ende shoqërohen dhe bisedojnë kur kanë kohë të lirë. Ata të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe argëtohen së bashku.”, tha një burim anonim për Daily Mail.

Thashethemet se ata janë bashkë u ringjallën muajin e kaluar, pasi të dy u panë në të njëjtën festë pas ‘Oscars’ të organizuar nga Beyonce dhe Jay-Z në Chateau Marmont.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×