“Nuk do ta shisja as për 7 milionë paund”, Mateus tregon historinë e veçantë me fanellën e Maradonës: Jam i lumtur që…

Legjenda gjermane e futbollit, Lotar Mateus, në një intervistë për “Daily Mail” ka folur mbi uniformën e Diego Armando Maradonës në finalen e Botërorit të 1986 në Meksikë, të cilën e ka dhënë për një muze në Argjentinë.

mateus

Kjo vjen pasi fanella që Maradona kishte veshur në gjysmëfinalen përballë Anglisë, e cila mbahet mend për “Dorën e Zotit”, u shit përpara disa kohësh për një shumë prej 7 milionë paundësh.

Në këtë intervistë, ish-futbollisti gjerman është shprehur se ai nuk do ta shiste kurrë uniformën e mikut të tij, siç e quan Mateus, as për 7 milionë paund dhe se do të vazhdojë të ruajë për një kohë të gjatë.

“Unë kurrë nuk do të marrë një kompliment aq të madh në jetën time. Diego është më i madhi i të gjitha kohërave. Asnjë njeri në botë nuk e ka bërë, çfarë ai ka bërë të mundur në futboll. Ne kemi luajtur në ndeshjet e lamtumirës të njëri tjetrit, por vetëm njëherë në një skuadër së bashku, në ndeshjen e lamtumirës të Mishel Platini në 1988 në Sevije. Ai më asistoi në golin që shënova. Pas kësaj kaluam një natë të paharrueshme me birra”, u shpreh si fillim gjermani.

Më pas ai shtoi: “Diego është një zot në Argjentinë, prandaj mendoj se ishte diçka e veçantë që t’ia jepja atyre fanellën. Nuk e kam menduar kurrë që të merrja para për këtë fanellë. Ishte kënaqësia më e madhe që t’ia jepja popullit argjentinas”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×