
Teksa në hyrje të GJKKO e nisi me sulme dhe shantazhe drejtuar gazetarëve, duke iu referuar dhe gazetares Klodiana Lala, duke e shantazhuar, ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni tjetër sjellje ka shfaqur pas daljes nga gjykata.
Sapo ka lënë derën prej hekurit të GJKKO-së, Hyseni është përballur me një seri pyetjesh nga gazetarët e kronikës, të cilët e kanë pyetur për skandalin më të madh të ndodhur në vendin tonë, ku preket dhe SHISH, që ruan sekretet e shqiptarëve.
“A i keni fikur radarët zonja Hyseni?
A ndjeni përgjegjësi morale për këtë skandal që ka shpërthyer dhe që është cënuar siguria kombëtare. A ndiheni përgjegjëse?”, ishin disa prej pyetjeve të gazetarëve, që zonja Hyseni nuk iu përgjigj, ndërsa vendosi të ‘kyçë’ gojën para mediave duke u futur në makinën e policisë. Kujtojmë se sot GJKKO la në fuqi masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’, pasi Hyseni akuzohet se ndihmonte në arrati biznesmenin Ergys Agasi, madje ndante me të dhe sekrete shtetërore.
and then