
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në rubrikën “Opinion” në News24 foli për problemet që përballen pedagogët. Gjatë bisedës në studio, Kovaçi theksoi se pedagogët në Shqipëri kanë pagat më të ulëta krahasuar me rajonin.
Ndërkohë pedagogët kanë paralajmëruar sërish protestës, pasi kanë theksuar se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për të plotësuar kërkesat e tyre.
Nga ana e tij pedagogu Susaj tha se pedagogëve i është imponuar protesta për shkak se situata e universiteteve publike nuk është në nivelin e duhur.
“Arsimi i lartë është më poshtë se arsimi i mesëm. I bëjmë thirrje të fundit qeverisë, të rrisë pagat para se të shkatërrohen të gjitha universitetet dhe të largohet i gjithë profesorati”, tha Kovaçi
Pjesë nga biseda në studio:
Kovaçi: Ministrja nuk kishte kompetencat e duhura për të realizuar kërkesat. Na rezultoi që pavarësisht ofertës së kryeministrit për një rritje 15 %, i transferuara në 7% nga ana e qeverisë. Pamë që element të tjerë të kërkesave që nuk po merrnin rrugën e duhur, i lamë qeverisë afat dhe rezulton që qeveria I ka mundësitë financiare për të plotësuar kërkesat. Ne nuk mund të pajtohemi me qëndrimit e qeverisë përballë kërkesave të profesoratit pasi pavarësisht premtimeve nuk kanë marrë zgjidhje.
Susaj: Ne i qëndrojmë kërkesave të njëjtave. Përmirësimit të situatës së studentëve. Çdo pedagog kur flet dhe përmend bojkotin është shumë e rëndë sepse ne nuk duam bojkot. Protesta ana është imponuar dhe po na imponohet sërish. Ne nuk i kërkojmë pagë studentëve por qeverisë që administron porte e aeroporte. Kjo rritje pagë 15 % , sërish nuk është e drejtë që Shqipëria të figurojë me pagat më të ulëta në rajon.
Peter Saraçi pedagog në Universitetin e Shkodrës: Universitetet publike nuk janë me vetëfinancim. Teknikisht , qeverisë nuk I intereson universiteti publik, janë bërë ndërhyrje që cënojnë vetë ligjin, duke i cënuar edhe nga pikëpamja e funksionimit. Pra janë drejt një copëzimi të universiteteve…