A do të jetë Rama në Parlament? Pak para nisjes së protestës PD mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare në Kuvend

Protesta E Opozites

Seancë parlamentare dhe protestë jashtë Kuvendit. Grupi Parlamentar i PD-së ka zhvilluar një mbledhje pak para nisjes së protestës.  Gazetari Osman Stafa tha se opozita është shprehur se nga ana e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla është shkelur rregullorja e Kuvendit.

Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjet deputetët e opozitës do t’i drejtohen Parlamentit.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për BalkanWeb se deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish gjatë mbledhjes në Kuvend.

“Në seancë plenare pritet të kemi sërish tensionet, pasi deputetë të PD kanë bërë të qartë se do të protestojnë sërish. Fokusi pritet të jetë tek çështja e McGonigal. Ndërkohë ka një numër të shtuar të Forcave të Gardës së Republikës dhe në pjesën  e pasme janë vendosur makinat e forcave të shpejta. Është vendosur edhe një autobot”, raportoi gazetari Gjençaj.

Gjithashtu shtoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e seancës parlamentare.

Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo seancë. Por nuk përjashtohen mundësia e debateve. Në dy seancat e fundit maxhoranca ka kaluar rendin e ditës dhe ka hedhur në votimin të gjitha pikat e rendit të ditës, mes kaosit dhe tensioneve në sallë. Ndërkohë, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë dhe protestën brenda Kuvendit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×