“Më 3 mars mimozat do shpërthejnë”, Meta: Rama, një kastravec kërkon të provokojë shqiptarët. Pluralizmi është shtylla e demokracisë, s’e këmbejmë me asgjë!

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së sotme të zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit.

Po ashtu Meta akuzoi kryeministri Edi Rama se ka për qëllim të shkatërrojë demokracinë në vend, por paralajmëroi se nuk do ta lejojnë të shkelë të drejtat e qytetarëve.

“Sot jemi këtu për të gjitha të vërtetat, dhe për të vërtetat ai Edi Rama që ka frikë ka braktisur Kuvendin. Mirënjohje për të gjithë ju. Edhe njëherë çdo ditë këtu. Nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike sepse e kanë zgjidhur demokratët. Këtu kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët. Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse është shtylla e demokracisë. Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie që historinë e saj e ka të shkruajtur me sakrifica e dëshmorë, mendoi se ç’mund të bëjë një kastravec me pronat e shqiptarëve. Nëse edhe presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush qytetar ndjen siguri se i ka letrat në rregull. Ndaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të shpirt. Në 3 mars mimozat do të shpërthejnë”, tha ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×