Protestat e opozitës/ Shehaj: Kur mbarojnë hapat institucionalë vjen mosbindja. Lubonja: Duhet drejtësi të mos vijë dhuna

Open

Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”News24, foli për protestat e thirrur nga opozita.

Shehaj u shpreh se fillimisht duhet të mbarohen hapat institucionale dhe pastaj të vijohet te mosbindja civil.

“Sot në 2023 opozita duhet të jetë institucionale. Në momentin që ne mbarojmë hapat institucionale vijojmë te mosbindja civile. Unë nuk kam parë njeri të bëhet milioner në opozitë. Ndërkohë, kjo opozita e dy viteve ka për detyrë të fitojë besimin e atyre 8 viteve.”, tha Shehaj.

Ndërsa, analisti Fatos Lubonja në lidhje Skype tha se njerëzit i janë nënshtruar poshtërimit.

“Me logjikë vetëm te ne ndodh ky nënshtrim kështu. Dhuna nuk sjell gjë, tani me dhunë kanë ndryshuar shumë gjëra. Njerëzit i janë nënshtruar poshtërimit. Gjykoj që në demokraci duhet të funksionojë demokracia dhe institucionet që të mos shkohet në dhunë. Kur flas për dhunë, nuk them për vrasje. Në Iran po vriten njerëz. Shqipëria vjen nga një diktaturë të gjatë. Në një formë a në një tjetër nuk do të fitohet liria me amerikanët”, tha Lubonja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×