
Është bërë tashmë një vit nga pushtimi rus i Ukrainës, ndërsa situata aktuale vijon të mbetet shqetësuese.
Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News24”, Fatmir Mediu, deklaroi se Asambleja Parlamentare e OSBE në mbledhjen e zhvilluar në Vjenë u fokusua tek situata në Ukrainë dhe raporti me Rusinë.
Gjatë kësaj interviste Mediu tha se gjithashtu shqetësim mbetet pozicioni që pritet të marrë Kina, duke shtuar se pozicioni i NATO-s duhet të forcohet për të kërkuar një pakt zgjidhjeje.
“Të gjitha vendet në mënyrë unanime shprehën mbështetjen për Ukrainën dhe mbajtën qëndrim hapur kundër delegacionit rus. Sa herë që merrte fjalën delegacioni rus, salla braktisej. Theksoj që jo vetëm vendet anëtare të NATO-s, por edhe vende të tjera kanë qenë mbështetje e Ukrainës. Diskutimet kanë qenë të niveleve të ndryshme. Besoj që delegacioni shqiptar shprehur qartësisht pozicionin e përbashkët për të dënuar luftën në Ukrainë. Një shqetësim mbetet qëndrimi që po merr Kina. Nuk shoh që lufta mund të përfundojë shpejt. Në nevojat që ka sot Ukrainë, jemi shumë larg asaj çfarë pret Ukraina.
Arena e Lajmit
and then