Shpërndante drogë në Selanik, arrestohet i riu shqiptar. Në banesë i gjendet heroinë dhe kanabis

Whatsapp Image 2023 05 04 At 14.34.34

Arrestohet në qendër të Selanikut shqiptari për shpërndarje droge. Në rrjetat e EL.AS ra pasditen e së enjtes një 28-vjeçar shqiptar. I riu ndodhej në qendër të Selanikut dhe gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u konfiskuan, një sasi heroine, pesha totale 68.2 gram, sasi kanabis të papërpunuar, me peshë totale 962 gram, 1 peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 180 eurosh si të ardhura nga trafiku i drogës. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×