Skandali me Ceno Klosin dhe denoncimi i ish-drejtoreshës, eksperti i ekonomisë në “Panorama TV”: Problematika serioze, nuk duhet bërë ‘burgu për shefin’

Nnnn

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ka komentuar edhe rastin e abuzimit të kreut të Tatimeve Ceno Klosi, i cili i bën presion punonjësve për të kryer veprime të kundraligjshme është një situatë alarmante.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Preçi u shpreh se rastin e denoncimit të Klosit nga ish-drejtoresha e shikon si problematikë të funksionimit të institucioneve. Ai tha se të gjithë drejtuesit e një institucioni janë në miniaturë “një kryeministër i vogël”.

Pyetje: A duhet të kishte nisur një hetim për zotin Ceno Klosi?

Zef Preçi: Unë nuk e njoh rastin konkret në detaje. Ajo që do të doja është që zyrtarët publikë, qoftë në Tatime qoftë ku punojnë duhet të referojnë ligjet e shkruara. Koha kur nëpunësit marrin vendime të paligjshme deri në bërjen burg për shefat e tyre duhet të marrë fund. Kjo bëhet duke mbrojtur integritetin dhe duke respektuar detyrimet që ka punëdhënësi ndaj institucionit dhe institucioni ndaj punëmarrësit.

Në këtë kuptim rastin konkret e kam ndjekur si mënyrë pasive, por e shoh si tregues që problematika  në funksionimin  e institucioneve publike, në ministri dhe jashtë tyre mbetet serioze. Përqendrimi i pushtetit në pak duar edhe brenda organeve kolegjiale dhe secili nga drejtuesit e institucioneve është në miniature një kryeministër i vogël.

Edhe reagimin e personave që preken, e zonjës në fjalë që është prekur unë e shoh asimetrik që duhet të ndjekë linjën e vet. Nuk është parlamenti që zgjidh konfliktin, por janë institucionet e tjera. Bërja publike ndihmon për të kuptuar problemet që ka administrata.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×