VIDEO/ “Magjia” e Leo Mesit bën xhiron e rrjetit, shihni supergolin e shënuar të “Pleshtit” me Argjentinën

Argjentina fitoi me shifrat 3-0 ndaj Hondurasit në një ndeshje miqësore, në prag të përgatitjeve të Botërorit të Katarit që do të ngrejë siparin në muajin nëntor.

Collage Maker-24-Sep-2022-11.10-AM

Për kombëtaren “Albiceleste” ka shënuar dy herë Lionel Mesi në minutën 45+2′ me penallti dhe në minutën 69′, ndërsa golin e parë të takimit e realizoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 16′.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë duel, ishte supergoli i shënuar nga Mesi.

Ylli i PSG-së nuk di të ndalë “magjitë” e tij, teksa me një parabol ka shtangur portierin e Hondurasit dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky gol u bë menjëherë viral dhe po bën xhiron e rrjetit.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

VIDEO/ Lautaro-Mesi dhurojnë “show”, Argjentina i falet golave të dy sulmuesve në prag të përgatitjeve të Botërorit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×