Gruaja humbi jetën, burri në spital/ Shpërthimi i bombolës së gazit, ja si ka përfunduar banesa në Kuçovë pas shembjes

Shperthimi Kucove, Bombola

Pamjet që shihni tregojnë banesën në Kuçovë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është shembur thuajse gjysma e saj.

Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë inerteve, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë. Ndërkohë, burri i saj Mustafa, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burime për BalkanWeb kanë siguruar pamje nga vendngjarja.

Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×