Çështja “McGonigal”/ Vasili: Amerika është ngritur në këmbë, ndërsa këtu drejtësia nuk ka sy, gojë e veshë

Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit foli për dosjen McGonigal dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

Vasili tha se Amerika është ngritur në këmbë për një ish-zyrtar, ndërsa këtu përmendet kryeministri dhe nuk ngrihet as gishti.

Më tej shtoi se drejtësia ën Shqipëri nuk ka sy, veshë, e duar të shkruajë.

“A kemi drejtësi të reformuar? Në letra e kemi. Sot drejtësia është pa gojë, pa sy, vesh dhe pa dorë që të shkruajë. Është shkundur Amerika për një drejtor, këtu kemi në thes kryeministrin dhe nuk ngrihet gishti. Kryeministri është shumë i qetë. Këtu nuk lëviz asgjë. Lëviz për arkën e sardeleve, por jo për këtë. Paçi stomak e mbroheni. Organet e sigurisë ku janë? U shqetësuan ndopak? Për çfarë paguhen për sigurinë? Për të dalë në foto”, tha Vasili.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×