“Do shkojë me kokën poshtë”, Tritan Shehu për vizitën e Ramës në Gjermani: Komunikimi i kabinetit të Scholz, goditje ndaj deklaratave për “Ballkanin e Hapur”

Tritan Shehu

Deputeti i PD Tritan Shehu ka komentuar vizitën e paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama në Gjermani më 7 mars.

Në një postim në rrjetet sociale , Shehu u shpreh se komunikimi zyrtar i kabinetit të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, ishte goditës për Ramën, referuar deklaratave për Malin e Zi dhe “Ballkanin e Hapur”.

Postimi i plotë:
Rama ne Berlin per t’i shkulur “veshin””!
Shume i kritik dhe godites per Ramen komunikimi zyrtar i kabinetit te Scholz!
I percaktohet ne detaje dhe axhenda kryesore per daten 7 Mars, per te shkuar aty si “fajtor” me nje verejtje e rende, per gabimet e tij, kur thuhet:
“Fokusi i diskutimit te perbashket do te jete kordinimi me synim rolin e Shqiperise si mikpritese ne Procesin e Berlinit, per Ballkanin Perendimor”.
Nje “shuplake” kjo mbas deklaratave te pa pergjegjeshme te tij ne Mal te Zi per “Ballkanin e Hapur”.
Asnje fjale per ate sajese vuciciane.
Pra jo projekteve te Serbise me interferencat ruse ne ato, si ai i alias “Jugosllavia e Re”, qe maskohet mbas termave “Ballkan i hapur”.
Vetem projektet e BE si “Procesi i Berlinit”!
Nje paralajmerim direkt diplomatik ky ndaj Rames&Co si zedhenes te Vucicit…
Apo si promovues te “sallates ruse” “Ballakan i Hapur”.
Njelloj eshte!
Nuk e di nese Rama do te shkoje me “autokritike” te pregatitur per te shprehur pendimin e tij….
Por nje gje sigurisht do te beje:
Do te qendroje me “koken poshte” ndersa “ndeshkohet” me shume te drejte.
Se Shqiperia e Ballkani Perendimor kane nevoje per Projektet e BE e vendeve antare, me Brukselin ne “krye te tavolines”.
Projekte te bashkepunimit rajonal keto, qe kane mbeshtetjen e te 6 vendeve tona.
Qe kane garancite edhe financiare nga BE.
Qe shtyjne Rajonin drejt Europes e jo per diku ne Lindje, sic synon „Ballkani i hapur i Serbise.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×