Shtatë javë pas gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard, reagon për herë të parë vajza e aktorit

johnny-depp-lily-rose-panoramaplus

Lily-Rose Depp, vajza Johnny Depp ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale që prej nisjes së gjyqit mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Modelja postoi disa foto për ditën e saj të lindjes.

” 23 !”– shkruan ajo krahas fotove të postuara.

Vajza e Depp u shfaq e veshur e gjitha në ngjyrë rozë, të shoqëruar me shiritin “Pincesha e ditëlindjes.”

Lily-Rose postoi për herë të fundit më 9 prill teksa ndante fushatën e saj Chanel 22. Gjyqi i babait 58-vjeçar filloi dy ditë më vonë. Aktori paditi Heard, në mars të vitit 2019 për një shkrim të bptuar në “Washington Post”

Heard e kundërshtoi yllin e “Pirates of the Caribbean” në vitin 2020 dhe së shpejti pritet një vendim. Një juri prej shtatë personash filloi diskutimet të premten pas dëshmive përfundimtare të gjyqit gjashtë-javor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×