“Skema e koalicionit përcaktohet nga Kryesia”, ja çfarë përmban rezoluta e Këshillit Kombëtar të Berishës

Sali Berisha773

Ka përfunduar mbledhja e Berishës me Këshillin Kombëtar. Në  deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Gazetari Osman Stafa bëri të ditur për Balkanweb se në këtë mbledhje është miratuar edhe një rezolutë.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: “Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë”.

Gjithashtu theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si pengje të Edi Ramës, që ishin instrumente të tij, në vendimin e tij antikushtetues”.

REZOLUTA: 

Në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, u analizua gjerësisht gjendja politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

1.   Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!

2.   Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!

3.   Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues.

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

4.   Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

5.   I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për  të ndryshuar Shqipërinë!

6.   Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×