Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se nuk ka ende votim në ambientet e kësaj shkolle ku janë vendosur njerëz të shumtë që kanë bllokuar procesin e votimit.

“Sipas urdhrit të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambientet e QV nuk duhet të ketë grumbullim njerëzish. Por të dy partitë duket se i kanë vendosur këtu simpatizantët e tyre. Është e paqartë arsyeja përse janë mbledhur në këtë QV grupe njerëzish”, raportoi Stafa.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që ka qytetarë që duan të votojnë, procesi nuk ka nisur deri në orën 07:50.