Luçiano Spaleti do të mbetet trajner i Napolit edhe për dy sezone të tjera. Palët duket se kanë arritur marrëveshjen mbrëmjen e djeshme pasi vetë presidenti De Laurentis e ka pritur Spaletin në një nga restorantet e Napolit për të biseduar për të ardhmen.
Ajo që bie në sy, ishte prezenca e Spaletit në këtë takim. Me një makinë modeste, Spaleti kishte vënë një maskë të Batman dhe i pyetur nga gazetarët në lidhje me të, ai u shpreh me shaka “Për t’iu gënjyer”.
Trajneri italian do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon me kontratën e re. Këtë sezon, ai arriti të fitonte titullin kampion me Napolin, të tretin në histori. Tashmë, siç edhe vetë Spaleti e ka pranuar, De Laurentis po kërkon që të ketë edhe një trofe ndërkombëtar.
Arena e Lajmit
” “
