Nga Moldavia në Itali/ Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtorja, rekrutonin vajzat e reja dhe i shfrytëzonin për prostitucion

Një shqiptar 33 vjeç ka rënë në prangat e policisë së bashku me një shtetase nga Moldavia 35-vjeç, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Të dy autorët banues në provincën e Caserta-s rekrutonin vajzat e reja nga Moldavia , i dërgoni në Itali dhe më pas i detyronin të prostituonin.

Hetimi nisi pas denoncimeve të bëra nga disa prej vajzave që kishin arritur t’u shpëtonin autorëve.

Fillimisht atyre u propozoheshin vende punë në Itali, por në momentin që mbërrinin në destinacionin, përballeshin me të vërtetën e hidhur.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×