Nëse Allegri largohet, Juventus ka gati rikthimin e madh në pankinën bardhezi

E ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri është në dilemë në stolin e Juventus. Ai mbylli sezonin e dytë radhazi pa asnjë trofe me bardhezinjtë, ndaj zërat për një largim të mundshëm janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Mediat italiane sqarojnë se pas ndeshjes së fundit në kampionat ai do të takojë klubin për të diskutuar për të ardhmen. Gjithsesi, klubi nuk është duke qëndruar duarkryq, pasi po mendon edhe për një zëvendësues të mundshëm.

Sipas “Corriere Della Sera”, orët e fundit është hedhur ideja për të rikthyer në stol trajnerin Antonio Conte. Ai ka drejtuar bardhezinjtë për tri sezone (2011-2014), duke u shpallur tri herë kampion i Italisë.

Një trajner me përvojë, që aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Tottenham, që e njeh mirë ambientin e Juventusit. Gjithsesi, emri i Conte nuk është i vetmi që përflitet për stolin  bardhezi, teksa janë përmendur edhe emrat e Igur Tudor e Vincenzo Italiano.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×