Inter ëndërron rikthimin e Achraf Hakimit, flet agjenti i mbrojtësit maroken

Pavarësisht se Achraf Hakimi u largua nga Interit, mbrojtësi anësor nga Maroku nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për zikaltërit. Tifozët e skuadrës nga Milano kanë filluar të ëndërrojnë rikthimin e tij, transferim ky që mund të kryhet gjatë verës.

Për një kalim të mundshëm të Hakimit nga PSG te Interi ka folur agjenti i lojtarit, Alejandro Camano për “Inter Dipendenza”.

“Achraf është një lojtar i PSG-së dhe ka ende një kontratë tre-vjeçare. Nëse do t’i pëlqente të rikthehej në Milano? Nuk po flasim për diçka të tillë nëse i pëlqen ose jo, realiteti është që është lojtar i PSG-së. Ai e dashuron Interin, në Milano ka qenë i lumtur, por realiteti sot është ky” – Tha Camano.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×