Mediat raportojnë se Roma është në bisedime me Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Marco Verrattin në huazim me një opsion blerjeje. 30-vjeçari së fundmi ka firmosur një kontratë të re deri në qershor të vitit 2026, por situata e tij në klub nuk është më aq e qetë sa dikur, pasi ka humbur edhe mbështetjen e gjërë te tifozëve.
Për të do të ishte debutim në Serinë A, pasi ai luajti vetëm në Serinë B për Pescaran, nga viti 2010 deri në vitin 2012. Marrëdhënia mes Romës dhe PSG është e mirë, pasi italianët huazuan mesfushorin Wijnaldum në verën e kaluar, por nuk u shfrytëzua e drejta e blerjes.
‼️ Indiscrezione clamorosa
🇮🇹 #Verratti nel mirino della #Roma
👇 I dettagli#ASRomahttps://t.co/yUuI7ZLn5o— SiamolaRoma.it (@siamo_la_Roma) June 13, 2023
()