Engjell Hoti nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq dhe lojtari kanë ndërprerë përfundimisht rrugët, teksa lajmi është dhënë me një postim në rrjetet sociale.“Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Engjëll Hotit për kontributin e dhënë në fitimin e titullit kampion dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe, me të cilën regjistroi 7 gola dhe 3 assiste.
Klubi i uron Engjëll Hotit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani” – Shkruan klubi. Hoti luajti 28 ndeshje me Partizanin në edicionin e parë.
()