FOTO/ “Gafa dhe keqardhje”, Italia dorëzohet përballë Spanjës, Mancini bën autokritikë

Në Itali nuk e kanë pritur mirë humbjen e Italisë: “Befasohet Italia, gabon dhe e paguan”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Italia, vetëm keqardhje”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. Pranon atë që dha fusha edhe Roberto Mancini:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në fund e merituan të fitonin, edhe pse goli erdhi në fund. Nuk ishte ndeshja që dëshironim të zhvillonim, bëmë vetëm pak gjëra në pjesën e parë. Djemtë dhanë gjithçka mund të jepnin. Fakti që zhvilluam një ndeshje teknikisht ndryshe na penalizoi”, u shpreh Mancini pas ndeshjes duke shtuar:

“Duhet të luanim më mirë, kjo është e sigurt. Spanja është një skuadër e fortë, edhe kur ndryshon sistemin e lojës. Ne nisem diçka të rëndësishme pak vite më parë, mbase duhet të vazhdojmë me atë sistem. Mendoja se mund të bënim diçka më mirë, mendoj se ishte një zgjedhje e gabuar nga ana ime në lidhje me modulin”, u shpreh Mancini.

  • foto galeri
  • foto galeri

Atmosfera ishte ndryshe në të përditshmet spanjolle, ku në faqet e para ishte heroi i këtij takimi, Joselu.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×