
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur sot llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, pas shkarkimit nga qeveria.
Pas vërshimit të komenteve negative dhe reagimeve për video-skandalin, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit është detyruar të “zhdukej” edhe nga Facebook-u.
Nëse kërkojmë në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit.
Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie intime në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.
and then