E rëndë në Sarandë/ I shpërthen bombola e oksigjenit teksa ishte duke peshkuar, humb jetën 40-vjeçari (EMRI)

Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për se bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje palombari.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×