
Alfred Lela, Drejtor i zyrës së komunikimit i Sali Berishës, ka komentuar videon seksuale të Safet Gjicit. I ftuar në “Open” ai tha se Gjici është modeli që ka prodhuar PS, dhe se është vetëm “20%” që është zbuluar.
Sipas tij, në kohën kur qeveriste PD, një incident që ndodhi me karakter të tillë, u largua me njëherë nga partia, duke iu referuar video-përgjimit të ish-ministrit Ylli Pango.
“Gjici vjen nga një model i caktuar dhe ky model e lejon të bëjë atë që ka bërë. Është një gjë që ka qëlluar të dalë në pah. Aferat e këtij lloji vetëm 20% arrijnë të zbulohen. Para 2013 ka pasur një mbërtheckë, dhe ka fluturuar. Nuk duhet të jemi të tronditur sepse këtij model i kemi dhënë vend në studiot televizive”, tha Lela.
and then