Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, përplasen tre automjete, policia jep detajet

Tre makina janë përfshirë në aksident pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×