Anëtarët e MEK pretenduan sot se janë dhunuar nga efektivët e policisë gjatë aksionit në kampin në Manzë.
Policia ka publikuar pamje nga operacioni, një hap ky i paralajmëruar edhe pak më parë nga ministri Çuçi dhe Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp.
Ministri Çuçi u shpreh se pretendimet e anëtarëve të MEK për dhunë nga policia janë të pabazuara dhe se kjo vërtetohej nga kamerat që janë kudo nëpër kamp. Madje ai u shpreh se duhet të kërkohet falje për akuza të tilla ndaj policisë.
()