Man.United është fiksuar pas idesë për të pasur në skuadër Declan Rice. “Djajtë e kuqë” kanë bindur Harry Maguire dhe Scott McTominay për tu transferuar te West Ham, në mënyrë që të sigurojnë kartonin e mesfushorit. Trajneri Ten Hag e kërkon me çdo kusht kapitenin e West Ham, por në këtë garë nuk janë vetëm pasi për Declan Rice interesohen edhe Man.City e Arsenal.

Guardiola kërkon një zëvendësues për Gundogan, ndërsa “topçinjtë” janë favoritë pasi janë futur kohë më parë në negociata me West Ham. Pavarësisht konkurrencës së lartë, United po përdor çdo kartë për të arritur te Rice, përfshirja e Maguire dhe McTominay e vërteton këtë.
()