Po punonte tokën me zetor, humb kontrollin e mjetit dhe përmbyset, vdes tragjikisht i riu në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çengelaj në Peqin.

Një 20-vjeçar duke punuar tokën me zetor ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë i riu D. H., ka humbur jetën në vendngjarje.

“Peqin/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×