
Marcelo Brozovic ka pranuar ofertën e Al Nassr dhe është gati t’i bashkohet Cristiano Ronaldos. Klubi i Saudi Pro League duket se ka fituar shërbimet e mesfushorit kroat të Interit, klub i cili do të arkëtojë rreth 23 milionë euro në orët e ardhshme. Brozo, nga ana tjetër, do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 20 milionë euro neto në sezon.
Siç u tha ditëve të fundit në media, Al Nassr nuk është i vetmi klub që ka punuar për blerjen e Brozovic në këto orë. Barcelona gjithashtu u përpoq konkretisht, duke e vënë Franck Kessié në pjatë, por pa mundur dot të arrinte marrëveshje ME nënkampionët e Europës.
()
and then