Merkato “zjarr”, Manchester City afër mbrojtësit të Bundesligës, kushton 100 milionë euro

Manchester City është afër nënshkrimit me mbrojtësin Josko Gvardiol. Pasi arritën një marrëveshje verbale me lojtarin, anglezët e kanë ngritur ofertën e tyre deri në 90 milionë euro plus bonuse, ndërsa Leipzig kërkon 100.

Dy klubet, siç raportojnë Sky Sport Deutschland po vazhdojnë negociatat dhe shumë shpejt mund të ketë një fund të lumtur. Gvardiol ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon në Bundesligë. Gjermanët po kërkojnë zëvendësuesin dhe emri më i lakuar është ai i Castello Lukeba, mbrojtësi i Lyon. Sesi do shkojnë  gjërat, mbetet të shihet!

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×