Akodi ishte arritur më parë, ndërsa vetëm tani erdhi zyrtarizimi. Mbrojtësi Kalidou Koulibaly largohet nga Chelsea pas vetëm një sezoni në Londër, për t’u bashkuar kështu me skuadrën e Al Hilal në Saudi Professional League. Koulibaly zhvilloi një edicion me ulje-ngritje, teksa në kampionat numëron 23 paraqitje.
“Kalidou Koulibaly është larguar nga Chelsea, duke u transferuar në mënyrë të përhershme te skuadra e Ligës Profesionale Saudite, Al-Hilal.
Ne dëshirojmë të falënderojmë Kalidou për kontributin e tij gjatë kohës së tij në Stamford Bridge dhe t’i urojmë atij suksese në fazën tjetër të karrierës së tij” – Shkruan Chelsea ndër të tjera.
()