Kanadaja do të kërkojë nga Google dhe Meta të paguajnë mediat për lajmet e tyre

Senati i Kanadasë miratoi të enjten një projekt-ligj që do t’u kërkojë Google-s dhe Meta-s të paguajnë mediat për përmbajtjen e lajmeve që ata ndajnë ose ripërdorin në platformat e tyre.

Projektligji, i cili do të bëhet ligj, u miratua në mes të një përplasjeje midis qeverisë së kryeministrit Justin Trudeau dhe gjigantëve të teknologjisë Silicon Valley.

Senati miratoi projektligjin i cili kërkon nga gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google që të paguajnë mediat për lajmet që ato postojnë në platformat e tyre.

Ndërkohë Meta në një deklaratë tha se do të zbatojnë ligjin në fjalë. Projektligji do të bëhet ligj pas miratimit mbretëror dhe do të hyjë në fuqi brenda 6 muajve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×