Trajneri Marco Zaffaroni ka vendosur të largohet nga stoli i Hellas Veronës. Klubi nga Verona, ka njoftuar nëpërmjet kanaleve zyrtare, se tekniku ka dhënë dorëheqjen.
“Hellas Verona FC njofton se trajneri Marco Zaffaroni i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për të mos vazhduar karrierën në stolin verdheblu. Presidenti Maurizio Setti, drejtuesit dhe i gjithë Klubi falënderojnë Z. Zaffaroni për punën që ka bërë që nga dhjetori i kaluar dhe për arritjen e një shpëtimi historik në Serie A.Klubi verdheblu i uron atij çdo të mirë në vazhdimin e karrierës së tij sportive” – shkruan klubi. 54-vjeçari numëron 24 ndeshje në krye të kësaj pankine.
Grazie per questa storica salvezza e in bocca al lupo per il resto della tua carriera, 𝗠𝗜𝗦𝗧𝗘𝗥. pic.twitter.com/4tU9J06N4n
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) June 27, 2023
()